Të mirat që i ndodhin trupit nëse hani shegë çdo ditë

Të mirat që i ndodhin trupit nëse hani shegë çdo ditë

Prej mbrojtjes nga gripi e deri tek luftimi i sëmundjeve serioze, shega është dëshmuar se është një mbrojtës i madh i trupit tonë. Shega është e pasur me antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse ajo e lufton çdo mikrob që na shkakton dhimbje dhe inflamacion. Kështu, cilat janë të mirat që i ndodhin trupit, nëse hani nga një shegë çdo ditë?

Ju mbron nga viruset dhe gripi sezonal -Me lëngun e tyre, farat dhe madje edhe lëvoren, shegat janë mburojë e trupit për shumë patogjenë. Lëngu veçanërisht, mund t’ju mbrojë nga marrja e viruseve. Gjithashtu, ky frut i mahnitshëm është edhe burim i madh i Vitaminës C, që është dëshmuar shkencërisht se të mbron nga gripi, shkruan Pergatit.com.
Mund të ulë tensionin e lartë të gjakut -Vetitë antioksiduese të shegës është dëshmuar se ulin me sukses tensionin e lartë të gjakut. Një studim ka treguar se ata që vuajnë nga këto gjëra, duhet të konsumojnë të paktën 240ml në ditë, që të shohin rezultate. Gjithashtu, lëngu i shegës duhet të jetë 100% natyral, jo me sheqer të shtuar.

Mund të përmirësojë problemet me tretjen -Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it i njohin problemet me stomakun që rezultojnë në reduktim të apetitit dhe humbje të peshës. Arsyeja për këtë është se bakteria që ndodhet brenda stomakut rezulton në inflamacion të rëndë. Një zgjidhje që shumë studime kanë gjetur se ndihmon është konsumimi i shegës. Ky frut duket se është një mbrojtës dhe sulmues i këtyre baktereve që shkaktojnë gjithë dhimbjen.
Forcon kujtesën- Ky ishte përfundimi që nxori studimi i Dr. Hartman, ku ai iu dha pilula të shegës pacientëve që ishin gati për t’u bërë operacion në zemër. Pilula e parë u dha një javë para operacionit dhe e dyta gjashtë javë më vonë. Pacientët vërejtën se kujtesa e tyre ishte 100% e paprekur dhe madje më e mirë se më parë. Kurse pacientët që nuk kishin marrë pilulë të tillë, përjetuan humbje të kujtesës.

Dr. Hartman shkoi edhe më tutje dhe tha se ka dëshmi se këto pilula ndihmuan në krijimin e më shumë neuroneve në tru. Kjo nuk do të thotë se ai gjeti kurën e Alzheimerit. Thjeshtë kjo tregon se përfitimet nga konsumimi i shegës janë shumë të mëdha.

Be the first to comment on "Të mirat që i ndodhin trupit nëse hani shegë çdo ditë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*